Report TV - Dëmtohet rruga në Adriatik të Kurbinit,u ndërtuar para 7 vitesh

2017-07-04 1

Infrastruktura rrugore është kthyer në një problem shqetësues për qindra banore të fshatit Adriatik të Njësisë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin.

Rruga që lidh këtë fshat me superstradën është kthyer në një makth të vërtete për drejtuesit e automjeteve të cilët duhet të përballen çdo dite me gropat e mëdha që në kohe reshjesh mbulohen nga ujë.

Banoret thonë se 7 vite kanë kaluar nga ndërtimi kësaj rruge dhe ajo është dëmtuar sërish, duke hedhur dyshime mbi cilësinë e punimeve. Ata apelojnë që të ndërhyhet, pasi në këtë situate lëvizja është mjafte e vështire dhe e mundimshme.

Për rrugën Adriatik Superstrade e cila ka një gjatësi prej 10 km janë investuar miliona euro, por që në një periudhe mjaft të shkurtër ky aks u dëmtua, duke u kthyer sërish në gjendjen e mëparshme. Kjo vë në pikëpyetje cilësinë e punimeve dhe marrjen në dorëzim nga shteti të këtij investimi i cili nuk u bë ashtu siç duhet.