Ivanov: Zgjedhjet janë zgjidhje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov flet per here te pare per mundësinë e mbajtjes se zgjedhjeve te reja si nje rruge per daljen nga kriza politike dhe institucionale qe e kane lënë vendin per me shume se tre muaj pa qeverinë. Kur apelet e komunitetit ndërkombëtar ne drejtim te tij per dhënien e mandatit kreut te LSDM-se Zoran Zaev, qe ka dëshmuar se ka shumicën parlamentare, Ivanov nga Hungari, ku ndodhet per nje vizite zyrtare, i është bashkuar linjës se VMRO-DPMNE-se. Sipas tij, në këto zgjedhje, qytetarët do të deklarohen dhe mbajnë qëndrim per te gjitha çështjet qe dolën ne periudhën pas-zgjedhore, duke iu referuar kështu platformës se partive shqiptare. Ne lidhje me kete, Ivanov ka ritheksuar se ishte ky dokument qe thelloi krizën politike dhe se ai është bere pengese per krijimin e qeverise se re. ?Si president nuk mundem dhe nuk do të lejoj që dikush të beje pazar me Kushtetutën dhe interesat shtetërore të Maqedonisë dhe të luaje me ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë. Mendoj se mbajtja e zgjedhjeve te tjera eshte nje nga opsionet e mundshme per zgjidhjen e këtij ngerçi.? Lidhur me mosdhënien e mandatit për Qeverinë e re liderit të LSDM-së Zoran Zaev, Ivanov ka theksuar se problem ka qenë afati kur janë dorëzuar firmat si argument për shumicë parlamentare dhe fakti se Zaevi nuk ka hequr dorë nga Platforma shqiptare.