Rama ironizon çadrën: Nëse PD merr pushtetin, vendi kthehet pas - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, gjatë nënshkrimit të Paktit Kombëtar për Mirëqenien Sociale, nga shtëpia e fëmijës ?Zyber Hallulli? ka ironizuar edhe njëherë protestën e opozitës. Shefi i qeverise tha se nëse Partia Demokratike vjen ne pushtet, vendi do te bënte hapa prapa. Kryeministri deklaroi se reforma e pensioneve krijon mundësinë qe secili te përfitojë kontributin që ka dhënë gjatë jetës. Olta Xhaçka e dekretuar prej ditës së sotme i Ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nis punën me urimin e dy ish-ministrave, Blendi Klosi dhe Erion Veliaj. Në fjalën e saj, Xhaçka u ndal tek një nga reformat më të rëndësishme qe ka ndërmarrë qeveria, ajo e pensioneve. Ministri Klosi falënderoi bashkëpunëtorët në ministri, duke u shprehur i bindur se pasardhësja e tij, do te vazhdoje punën me te njëjtin përkushtim.