Report TV - Meta: Politika ka për detyrë t’ i zgjidhë problemet, jo t’i rëndojë

2017-07-04 0

Kreu i LSI Ilir Meta gjatë një takimi me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin eLushnjes është shprehur se politika konfliktuale në vend është ndër shkaktaret kryesore të traumave sociale të këtyre 26 viteve të fundit.

Sipas tij politika ka për detyrë t? i zgjidhë problemet jo t?i shtojë ato.

"Forcimi dhe fuqizimi i gruas dhe i nënës është fuqizim i familjes dhe kjo është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë të tronditur gjatë këtyre 26 viteve nga trauma të mëdha sociale, që përjeton vazhdimisht, për një pjesë të mirë të të cilave shkaktare është politika konfliktuale, që nuk merret me zgjidhjen e këtyre çështjeve sociale. Politika ka për detyrë t? i zgjidhë problemet, t?i pakësojë ato dhe jo t?i shtojë dhe t?i rëndojë?, tha Meta.

Të pranishme në këtë takim ishte Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI Erisa Xhixho dhe Kryetarja e LGI-së Klajda Gjosha. Kjo e fundit, duke theksuar sloganin e LSI në zgjedhjet e 18 qershorit, u shpreh se fuqizimi ekonomik i gruas është një shans për familjen dhe për komunitetin.

"LSI ka një slogan shumë të mirë, ndoshta më të mirin nga të gjithë partitë politike, sepse është realisht një shans për të gjithë. Është një shans për fuqizimin ekonomik të gruas, është një shans për familjen, është një shans për promovimin e grave dhe vajzave në politikë?, - tha Gjosha.