Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 4 ministrat e qeverisë Rama, Fatmir Xhafën për postin e Ministrit të Brendshëm, Ogerta Manastirliu të Shëndetësia, Olta Xhaçka te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Eduard Shalsi te Pushteti Vendor.
Por gjatë konferencës së shtypit Nishani është shprehur kundër kandidaturës së Fatmir Xhafajt për postin e Ministrit të Brendshëm pas akuzave që janë bërë kundër tij në media nga disa persona dhe PD, si hetues në kohën e komunizmit.
Kreu i Shtetit u shpreh se nëse do të kishte të mundësi ligjore do ta refuzonte kandidaturën e Fatmir Xhafajt, pasi e gjykon si të papërshtatshme, por nuk e refuzon dot për shkak të Kushtetutës, prandaj fjalën e fundit e ka Kuvendi.
"Dekretet kanë një specifikë të vecantë. Jemi në një situatë të tensionuar. Opozita është në protestë. Jemi pranë fushatës për zgjedhjet dhe kjo situatë e tensionuar nuk e ndihmon procesin, pasi opozita ka kërkesën për zgjedhje të lira.
Në këtë kontekst edhe këto qëndrime të përbërjes së qeverisë kanë specifikë të vecantë. Më e veçanta te ministria e Brendshme për disa arsye, pasi ka një politizim të skajshëm të policisë, c'ka e dëmton situatën para zgjedhore.
Kam ndjekur me shqetësim edhe disa debate për kandidaturën për ministër të Brendshëm. Ka pasur dëshmi shqetësuese, të cilat akuzojnë Xhafën për ushtrim dhune dhe torturë gjatë hetimeve, jo vetëm ndaj atyre që hetohen, por edhe familjarëve. Sipas dëshmive ky hetim fokusohet për reagimet pas vdekjes së diktatorit.
Unë do ta refuzoja këtë kandidaturë, por kushtetuta nuk ma jep këtë të drejtë, unë besoj dhe shpresoj që institucioni që vlerëson kandidaturat që është parlamenti do të gjykojë dhe vlerësoj të gjitha rrethanat dhe specifikën"tha ai.