Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shkodren e tij Kolë Idromeno, artisti shumë dimensional la gjurmë të pashlyeshme, që edhe sot lartësohen krenarisht në qytetin e artit dhe kulturës.
?Kafja e Madhe? ishte një prej këtyre objekteve, ku të gjithë vizitorët që preknin Shkodrën e atyre viteve, gjendeshin përballë një godine luksi për kohën, ku përfshihej argëtimi, teatri, muzika dhe ballot elegante të kohës.
?Kafja e Madhe? ishte edhe vend lajmesh, lidhjesh me botën, vend bisedash e argëtimesh. Pa Kafen e Madhe Shkodra në fillim të shekullit ndoshta nuk do të mbetej aq gjatë në kujtesën e të huajve dhe nuk do të konsiderohej si qyteti më grishës i Ballkanit.
Austriakët madje në 1914, pasi u larguan nga Shkodra, foton me Kafen e Madhe e shtypën në kartolina, imazhet e së cilës ua dërgonin miqve si kujtim nga Shqipëria.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kafja-e-madhe-e-shkodres-ne-prag-restaurimi-arkitektet-bashkia-te-jape-leje/