Nishani: S’do ta dekretoja Xhafajn nëse do të më lejonte Kushtetuta

2017-07-04 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bëri të ditur se do t?i dekretoje të katër ministrat e rinj. Por ai shprehu rezerva për kandidaturën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke thënë se nëse kushtetuta do t?ia jepte mundësinë presidenti t?i refuzonte propozimet për ministrat, ai nuk do ta kishte dekretuar atë. Arsyeja, sipas presidentit Nishani, qëndron tek politizimi i situatës parazgjedhore, por disa dëshmi publike për ushtrim dhune e tortura gjatë kohës së diktaturës.

NISHANI: ?Ka pasur dëshmi publike, shqetësuese të cilat e akuzojnë kandidaturën e ministrit për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive publike, ky hetim ishte për shkak të reagimeve të subjekteve ndaj vdekjes së diktatorit. Në këto rrethana?. në vlerësimin tim kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por kushtetuta nuk ia jep të drejtën presidentit të republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton kushtetuta për të qenë ministër është ai plotësimit të kritereve për të qenë deputet. Nëse kushtetuta do t?ia njihte të drejtën presidentit për të rrëzuar kandidaturat e kryeministrit, unë do ta rrëzoja kandidaturën e ministrit të brendshëm.?

Presidenti Nishani tha se në kushtet e pamundësisë për ta rrezuar ai kandidaturën e Ministrit të Brendshëm, kërkon që këtë hap ta ndërmarre Parlamenti.

NISHANI: Por në kushtet që kushtetuta nuk ia njeh presidentit këtë të drejtë, unë besoj që ai institucion që kushtetuta ia njeh këtë të drejtë, që është kuvendi, do të vlerësojë situatën dhe shqetësimet?.

?Kuvendi besoj do të marrë parasysh këto adresime dhe shqetësime të presidentit të republikës.?

Në konferencën e posaçme për shtyp për dekretet dhe situatën politike, presidenti Nishani u pyet edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve te përgjithshme. Ai tha se situata nuk është favorizuese dhe u beri thirrje palëve politike të mos kalonin në tensione.

NISHANI: Tensioni i lartë politik që është në vend nuk favorizon fushatën e pritshme elektorale, kjo është evidente. Ajo që do i beja thirrje aktoreve politike është të mos e kalonin situatën në tensione. Shtyrja e datës se zgjedhjeve nuk varet nga presidenti. Presidenti është i gatshëm të ofroje kontributin e tij për sa e lejon kushtetuta dhe tagri kushtetues. Shtyrja e zgjedhjeve mund të behet vetëm në dakordësi të palëve politike. S?është në shërbim të partive e popullit.

Kreu i shtetit i drejtoi edhe një thirrje tjetër parlamentit, për të depolitizuar policinë e shtetit para zgjedhjeve. Ndërsa shprehu shqetësimin edhe për trafikun e kanabisit dhe paratë që qarkullojnë nga ky trafik.

NISHANI: Ajo që do t?i kërkoja parlamentit është nisja e menjëhershme e depolitizimit të policisë së shtetit. Kjo është një emergjencë. Së dyti lufta kundër trafikut të kanabisit dhe sekuestrimi i pasurive të personave të implikuar.

Presidenti Nishani iu përgjigj gjithashtu interesit te...