Duka shpreson te një rezultat pozitiv me Italinë

2017-07-04 0

Sfida me Italinë do të zhvillohet pas pak ditësh në Palermo. Kombëtarja do të grumbullohet të hënën në Durrës dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shpreson në një lojë të mirë të kuqezinjve.

Armand Duka (President i FSHF-së): E rëndësishme është të bëjmë një lojë të mirë dhe urojmë që të kemi edhe një rezultat pozitiv.

Këto ditë më mediat italiane dhe shqiptare është përmendur fakti se Gianni De Biasi mund të largohet pas eliminatoreve të Kupës së Botës. Armand Duka jep variantin e tij.

Armand Duka: Nuk ka asgjë të diskutuar mes nesh dhe nuk besoj se është e vërtetë se ka një dëshirë të trajnerit për tu larguar nga Shqipëria.

Kreu i futbollit shqiptar kërkon edhe një rol në UEFA dhe po punon për të gjetur mbështetje te federate anëtare për zgjedhjet e 5 prillit.

Armand Duka: Ka pasur një mbledhje në Qipro që kanë mbështetur 14 vende kandidaturën dhe tani të shohim çfarë do të bëjë pjesa tjetër e Europës.

Armand Duka i bëri këto deklarata pas inaugurimit të një fushe për në Qendrën Kombëtare e Rehabilitimin të Personave më Aftësi të Kufizuar. Shqipëria do të marrë pjesë edhe me një kombëtare në Europianin verbërve që do të zhvillohet këtë vit në Rumani.

Tv Klan

Free Traffic Exchange