Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, Krraba ishte mikpritësja e radhës e festivalit ?Ritet Panverore?, ku morën pjesë disa grupe folklorike nga trevat shqipfolëse, si dhe i Bio-Fest, me punime artizanale dhe prodhime bujqësore të zonës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit Bashkiak dhe i Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia, vizituan punimet artizanale të mjeshtrave të zonës dhe prodhimet bujqësore të Krrabës, të cilat falë rrugës së re e kanë më të lehtë të dalin në treg.
Kryebashkiaku Veliaj ndoqi gjithashtu edhe festivalin ?Ritet Panverore?, ku artistë nga nëntë grupe folklorike interpretuan një mozaik vallesh e këngësh tradicionale të zonave që përfaqësonin.
Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se rruga e re e ndërtuar për këtë zonë, e cila dikur ishte lënë në harresë, do t?i japë një impuls të ri zhvillimi ekonomisë vendase.