http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas përfundimit te projekteve te rëndësishme ne Tirane dhe te tjerave investimeve ne proces, Erion Veliaj kërkon votën e shqiptareve ne 18 qershor për Partine Socialiste. Nga Kërraba, ku mori pjese ne bio-festin e kësaj zone, Veliaj deklaroi se shqiptaret duhet te zgjedhin Edi Ramen dhe alternativen e punës, per te ardhmen e vendit dhe kryeqytetit. I kthyer ne këtë zone me nje premtim te mbajtur, ndërtimin e rrugës se re, Veliaj tha se ky investim, por dhe te tjera, po e kthejnë Kërrben ne nje lagje te Tiranës dhe jo periferi e largët siç ka qene.