Report TV - Debatet PS-LSI, Basha: Boll me shfaqje, Meta patericë e Ramës

2017-07-04 0

Përplasjet në distancë ditët e fundit në koalicionin qeverisës mes PS dhe LSI për luftën kundër drogës dhe reformën në arsim, kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë i ka cilësuar si shfaqje.

Basha u shpreh se LSI nuk mund të bëjë opozitën e vendit, prandaj dy partitë kryesore të koalicionit, sipas tij duhet që të lënë shfaqjet dhe Rama bashkë me Metën të largohen.

"Boll me shfaqet sikur kanë grindje me njëri tjetrin, jo po do na bëni edhe opozitën, pak bëtë qeverisje këto vite, opozita është këtu në shesh, këta këtej (drejton gishtin nga Kryesia e Kuvendit) janë vetëm paterica e këtij këtej (drejton gishtin nga Kryeministria)" u shpreh Basha.

Më pas Basha mori në mbrojtje senatorin italian Di Biaggio dhe akuzoi se socialistët kanë sulmuar Kryetarin e të Rinjve Kristiandemokratë gjermanë, Paul Zimiak pas fjalimit në çadrën e PD pak ditë më parë.

"Surratsëzi guxon të marrë nëpër gojë, të sulmojë vetëm se ata janë përkrah Shqipërisë e shqiptarëve për zgjedhje të lira e të ndershme.

I dëshpëruar nga ky realitet shkruan trakte natën, kundër miqve ndërkombëtar të vendit, ia con fletushkave të tij që ta botojnë herët e pastaj pasdite boton në FB atë që ka botuar fletushka e tij që në fakt është trakti i tij që e ka shkruar natën.