Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre shtetas shqiptarë janë sulmuar dhe grabitur teksa udhëtonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë. Pas palgëve të marra njëri prej tyre, 44 vjeçari Zarif Alliu ka humbur jetën. Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e saj.
Tre shtetas shqiptarë teksa kalonin nëpër këto shtigje në tentantivë për të kaluar në mënyrë ilegale kufirin janë sulmuar papritur nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë njëri prej tyre Zarif Alliu ka humbur jetën. Banorët e zonës rrëfejnë momentet e mbrëmjes së shtunës kur në dyert e tyre është trokitur për të kërkuar ndihmë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-e-emigrantit-deshmitari-me-kerkuan-ndihme-nuk-i-futa-ne-shtepi/