Përplasjet në distancë ditët e fundit në koalicionin qeverisës mes PS dhe LSI, kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë i ka cilësuar si shfaqje.
Basha u shpreh se LSI nuk mund të bëjë opozitën e vendit, prandaj dy partitë kryesore të koalicionit, sipas tij duhet që të lënë shfaqjet.
"Boll me shfaqet sikur kanë grindje me njëri tjetrin, jo po do na bëni edhe opozitën, pak bëtë qeverisje këto vite, opozita është këtu në shesh, këta këtej (drejton gishtin nga Kryesia e Kuvendit) janë vetëm paterica e këtij këtej (drejton gishtin nga Kryeministria)" u shpreh Basha.
Më pas Basha mori në mbrojtje senatorin italian Di Biaggio dhe akuzoi se socialistët kanë sulmuar Kryetarin e të Rinjve Kristiandemokratë gjermanë, Paul Zimiak pas fjalimit në çadrën e PD pak ditë më parë.
"Senatori italian Di Biagio ka luftuar për pavarësinë e Kosovës në komandën e Agim Çekut, ndërsa këta e sulmojnë me trakte.
Surratzës ka fytyrë të sulmojë Presidentin Trump, Krishtbaun dhe Di Biagio vetëm se janë përkrah shqiptarëve.