Report TV - Dëshmitari në Devoll: Erdhën të gjakosur në shtëpinë timë, më kërkuan ndihmë

2017-07-04 0

Në një prononcim për Report Tv, një dëshmitar i fshatit Braçaj, ka treguar se si i kanë kërkuar ndihmë të plagosurit në derën e shtëpisë së tij.

??Mbrëmë rreth orës 20:15 dikush trokiti në derë dhe tha duam ndihmë. Dolëm jashtë për ta ndihmuar, dhe e pamë që ishte i gjakosur. Nuk e pranova në oborr, e lashë tek porta atje jashtë. Aman të lutem më ndihmo më thoshte se kam njërin tek porta që po më vdes. I kam marrë një guvertë dhe ja kam dhënë, dhe brenda në shtëpi nuk e kam pranuar. Kërkova kryeplakun, erdhi ai dhe e pa gjendjen, lajmëroi policinë, edhe erdhën. I plagosuri nuk ishte në gjendje të fliste ndërsa ai që ishte diçka më mirë, herë thoshte një gjë, herë e ndryshonte thoshte një gjë tjetër. Nuk thonin se as ku po shkonin, as se nga vinin. Ata ishin në këmbë, nuk pashë as makinë, as njeri të lëvizë??,-është shprehur dëshmitari.