http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre pjesëtar të familjes Abdiu në qytetin e Burrelit kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Zjarri ka arritur të dëmtojë të gjithë orenditë shtëpiake, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat e tjera. Kryefamiljarja Lindita Abdiu tha se sipas policisë, ka qenë një shkëndijë elektrike. Ajo thotë se aktualisht ajo është strehuar tek të afërmit, ndërsa vetë është e pafuqishme ekonomikisht për ta riparuar banesën. Specialisti i emergjencave civile në Bashkinë Mat, Agim Selita, tha se për rastin në fjalë janë hartuar dokumentacionet përkatëse dhe se do t?i propozohet Këshillit Bashkiak për ndihmë të menjëhershme.