Report TV - E ftuar në studio deputetja e PS-së Blerina Gjylameti

2017-07-04 2

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, pranon se ka debate brenda koalicionit qeverisës, mes dy forcave kryesore, PS-së dhe LSI-së.

E ftuar në studion e Report Tv, Sekretarja për Koordinimin Elektoral në PS, duke iu referuar debateve në distancë mes Saimir Tahirit dhe Luan Ramës, u shpreh se debatet janë të justifikuara në momentin kur shoqërohen me argumente.

Sipas saj, koalicioni është funksional dhe vijon të përmbushë detyrën në qeverisjen e vendit.

"Koalicioni po funksionon siç ka funksionuar gjithmonë, ka debate, ka këndvështrime të ndryshme për çështje të caktuara, por çdo debat, në momentin kur është me argumente të forta, vlejnë për diçka në fund.

Për çështjen e kanabisit debatet janë më të forta dhe kjo është një çështje e cila deri para katër vitesh, policia ishte krejtësisht e lidhur me ata që e prodhonin, sot është krejtësisht e kundërta. Policia ka dalë fitimtare në çdo moment. Nuk është një çështje që është zgjidhur, por shikojmë që ka përmirësim dhe intensifikim të luftës kundër kanabisit.

Pavarësisht debateve, ajo çfarë është e rëndësishme është se ne sot jemi shumë herë më mirë se para katër viteve. Dhe nëse deri dje kishim një polici, eprorë, ministra të lidhur me kultivuesit e kanabisit, sot nuk është një çështje e tillë", tha Gjylameti.