http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trajneri Kombetares italiane Gian Piero Ventura ka zbardhur listën me 25 lojtarë të cilët ai do t?i ketë në dispozicion për ndeshjen eleminatore të botërorit kundër Shqipërisë në datë 24 mars në Palermo por edhe për miqësoren ndaj Hollandës pak ditë më vonë. Ventura ka shmangur suprizat e mëdha për përballjen e rëndësishme ndaj kuqezinjve teksa të rejat e vetme janë portieri i trete Meret që luan në serinë B me Spal, mbrojtësi i Atalantës Leonardo Spinazzola dhe mbrojtësi i Interit Danilo D?Ambrosio. Ndërkohë mungesat më të rëndësishme që bien në sy në listë janë dy lojtarët e Juventusit, Chiellini dhe Marchisio të cilët nuk janë në gjendjen e tyre më të mirë sportive. Ja dhe lista e plotë e kombëtares axurre për ndeshjen me Shqipërinë. Portiere: Gianluigi Buffon (Juventus), Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Spal); Mbrojtes: DavideAstori (Fiorentina), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonuçi (Juventus), Matteo Darmian (Manchester United), Danilo D?Ambrosio (Inter), Mattia De Sciglio (Milan), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus), Leonardo Spinazzola (Atalanta), Davide Zappacosta (Torino); Mesfushore: Daniele De Rossi (Roma), Roberto Gagliardini (Inter), Marco Parolo (Lazio), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Federico Bernardeschi (Fiorentina), Antonio Candreva (Inter), Nicola Sansone (Villarreal). Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Eder Citadin Martins (Inter), ManoloGabbiadini (Southampton), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli).