http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet paniku në Francë. Policia ekzekutoi një person, pasi tentoi t?i rrëmbente armën një ushtareje në aeroportin ?Orly? të Parisit. Ngjarja ndodhi në një nga terminalet e aeroportit. Ajo nuk e lëshoi armen dhe në këtë moment ndërhynë ushtarët e tjerë, qe e qëlluan për vdekje. Aeroporti u mbyll dhe mbi 3 mije vetë u evakuuan. Personi ende i paidentifikuar sipas shërbimeve te inteligjencës ndodhej në listën e të vëzhguarve dhe besohet të jete një musliman i radikalizuar. Ai ka vepruar i vetëm. Forca komando të antiterrorit ndodhen në aeroport, ku kryen kontrolle për eksploziv, por asgjë nuk është gjetur. Motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të panjohura, por sulmi po hetohet si akt terrorist. Policia urdhëroi njerëzit të mos i afroheshin perimetrit të sigurisë dhe paralajmëroi udhëtarët se fluturimet u pezulluan. Sipas disa mediave franceze, behët fjalë për të njëjtin person të përfshirë në një tjetër ngjarje në periferi të Parisit, ku mbeti i plagosur një polic gjatë kontrollit të një automjeti. Ai mundi të largohej dhe automjeti u gjet më pas i braktisur.