http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi kërcënoi Korenë e Veriut me ndërhyrje të mundshme ushtarake, sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson vizitoi Pekinin për te biseduar me homologun kinez për tensionet në gadishullin korean. Por Wang Yi nuk e mbështeti në paralajmërimin e tij dhe bëri thirrje që SHBA të mbetet gjakftohte, për të mos lejuar lindjen e një konflikti. Pas takimit, tonet e sekretarit Tillerson u zbutën. ?Ne ndajmë të njëjtën pikëpamje se tensionet në gadishull janë shumë të larta dhe gjërat kanë arritur një nivel të rrezikshëm. Ne jemi angazhuar të bëjmë gjithçka duhet për te parandaluar shpërthimin e çdo lloj konflikti. SHBA dhe Kina do të bashkëpunojnë që Koreja e Veriut të ndryshojë kursin dhe te largohet nga prodhimi i armëve bërthamore.? Wang mbrojti qëndrimin e Kinës për të kërkuar dialog dhe zgjidhje diplomatike me Phenianin. Kina ka kundërshtuar sistemin e mbrojtjes antiraketore në Korenë e Jugut, që sipas saj shkon përtej nevojave të mbrojtjes së Gadishullit. Muajin e ardhshëm presidenti kinez Xi Jinping pritet të takohet në Uashington me presidentin amerikan Trump. Se fundi Trump kishte shkruar në Twitter se Koreja e Veriut po sillet keq dhe se aleati kryesor i saj, Kina, ka bërë shumë pak për të ndihmuar.