Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ben Blushi mendon se me ndihmën e ndërkombëtarëve do të gjendet një zgjidhje që në Shqipëri të ketë zgjedhje dhe të kalojë vettingu si pjesë e reformës në drejtësi. Për LIBRA-n do jetë e paranueshme një qeveri teknike, e cila mund të jepet nga Kryeministri për të siguruar votat e opozitës për vettingun. Pas betejës me KQZ, LIBRA mblodhi më shumë se 10 mijë firma për t?u regjistrua për zgjedhjet e 18 qershorit
Me ndihmën e ndërkombëtarëve, Ben Blushi shpreson se të paktën zgjedhjet do të zhvillohen, ndërsa thekson se është i nevojshëm një akord për zgjedhje të lira dhe kalim të vettingut.
Ndërsa më e mira për të është që zgjedhjet të zhvillohen në afatin e tyre kushtetues.
Blushi: Sigurisht është e domosdoshme që të ketë një akord për cilësinë e zgjedhjeve, për numërimin elektronik mundësisht dhe për të kaluar vettingun që është bllokuar në parlament. Të dyja duhet të kalojnë urgjentisht dhe besoj se në dy-tre javët e ardhshme me presionin e fortë të komunitetit ndërkombëtar i cili po aktivizohet ditët e fundit, edhe çështja e zgjedhjeve mund të marrë zgjidhje, pra mund të kemi zgjedhje dhe vettingu të kalojë në parlamentin e Shqipërisë. Shpresoj që zgjedhjet të mbahen në afatin e tyre kushtetues.
Qeveria teknike është e papranueshme për LIBRA-n, dhe pse kjo sipas Blushit mund të jetë një koncesion i Kryeministrit për kryetarin e opozitës, i shkëmbyer me vettingun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-jo-qeveri-teknike-per-tu-shkembyer-me-vettingun/