Protesta, Basha bën bilancin e një muaji - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një muaj më parë, në 18 shkurt opozita organizoi protestën e saj më të madhe dhe vendosi të ngrejë çadrën në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? para Kryeministrisë, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Sot një muaj më pas për liderin e opozitës Lulzim Basha disa fitore kjo lëvizje i ka arritur, edhe pse mazhoranca nuk e pranon idenë e qeverise teknike. ?Ka arritur te shembë murin e frikës me të cilin Edi Rama dhe klika e inkriminuar qeveriste dhe sundonte Shqipërinë, ka arritur të ndërgjegjësojë shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar për fuqinë e qytetarëve të bashkuar, dhe për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si dhe për kërcënimin e jashtëzakonshëm që paraqet për demokracinë dhe stabilitetin në Shqipëri dhe rajon krimi i organizuar shqiptar, karteli i drogës me lidhje të forta qeveritare dhe mbështetje qeveritare. Sot Shqipëria është krejt ndryshe nga para 18 shkurtit dhe padyshim që është më afër fitores së qytetarëve për zgjedhje të lira e të ndershme dhe fitores së ëndrrës së parealizuar të Shqipërisë së vlerave të përbashkëta europiane.? Qeveri teknike nuk ka në horizont Z. Basha? ?Shumë shpejt narkokarteli me mbështetje qeveritare do të dorëzohet para bashkimit popullor dhe ne përmes dhe ne përmes një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme do t?i hapim rrugë Shqipërisë europiane, Shqipërisë së vlerave, Shqipërisë që ka mundësi për çdo qytetar dhe jo vetëm për krimin e lidhur me qeverinë.? Por gjate këtij muaji proteste ka qene e dukshme se akuzat e kryetarit te PD janë fokusuar tek Edi Rama e Partia Socialiste dhe kane munguar akuzat per ministrat e LSI e kreun e parlamentit. Por si e sheh Lulzim Basha Edi Ramen dhe Ilir Metën. ?Nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama është arkitekti, projektuesi i sjelljes së kriminelëve në parlament dhe në krye të bashkive, Ilir Meta është paterica e Edi Ramës; secili të vetën siç thotë edhe thënia e vjetër.? Kjo proteste u shoqërua me deklaratën se zgjedhje pa qeveri teknike nuk do te ketë e per Bashen, ky qëndrim nuk ka lidhje me bojkotin e procesit ?Vetëm në zgjedhje të lira e të ndershme, i sëmuri i Tiranës të harrojë se kushdo që i bën serum se Partia demokratike do të hyjë në zgjedhje të tjera përveç zgjedhjeve të lira e të ndershme; do të largohet bashkë me të.? Bojkot është ky Z. Basha? ?Jo, nuk është bojkot. Është moslejim i asnjë lloj zgjedhje fasadë apo zgjedhje me krimin, përmes një bashkimi qytetar që do të përdorë të gjitha mjetet paqësore duke përfshirë mosbindjen civile për të mos lejuar zgjedhje fasadë, zgjedhje me krimin. Ne do të kemi vetëm zgjedhje të lira e të ndershme dhe parakushti nr 1 për këtë është krijimi i një qeveria teknike me mbështetje të gjera popullore.? Gjate ditëve te fundit te protestes, Basha ka sulmuar ashpër ministrin e ri Fatmir Xhafaj, dhe ai është i sigurte se presidenti do te jete ne lartësinë e detyrës ne lidhje me dekretimin e tij. D...