Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ferit Keta do të zbresë në ring sot në orën 19 për të sfiduar një tjetër kundërshtar. Luftëtari kuqezi do të ketë përballë në këtë duel i cili do ët zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, boshnjakun Drazan Janjanin. 28-vjeçari shqiptar pas peshimit tradicional që i paraprin një ndeshjeje boksi pranon përvojën e kundërshtarit por thekson se nuk ndjen aspak frikë në prag të kësaj përballjeje.
Vlerësimet për boskierin kquezi kanë qenë maksimale jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani. Keta deri më tani ka regjistruar 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara në boksin profesionist, 4 prej këtyte triumfeve kanë ardhur me knock-out, ndërkohë që kundërshtari i tij në duelin e sotëm , boshnjaku 27-vjeçar Drazan Janjnin ka një rekord prej 14 fitores dhe 10 disfatash.
Për më shumë lexoni në:
http://sport.oranews.tv/ferit-keta-kunder-boshnjakut-janjanin-prenga-mbron-titullin-europian/