Stop - Kalvari gjyqësor i Avni Cogës me kursimet e 15 viteve punë në Angli! (17 mars 2017)

2017-07-04 3

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Avni Coga nga Elbasani tregon, se për 15 vjet në vitet 2000-2015, ka jetuar e punuar në mënyrë legale në Angli. Të gjitha kursimet i depozitoi në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri dhe pas verifikimit, nisi të operonte me obligacione 7-vjecare. Por ky ishte momenti, që për të, nisi kalvari gjyqësor, për zhbllokimin e llogarive, tashmë të bllokuara. Avniu vë në dispozicion të gjitha pagesat nga punët e kryera në 15 vjet në Angli dhe cështja duket, se do të zgjidhet në Gjykatën e Lartë.

?Më quajnë Avni Coga dhe jetoj në Elbasan. Nga viti 2000 deri në vitin 2015 kam jetuar ilegalisht në Angli. Aty unë kam punuar për 12 vjet e gjysmë në një institucion ku kam fituar bursë. Gjithashtu kam punuar në dy institucione të tjera, kutë gjithë të ardhurat e mia i kam depozituar tek BKT- ja. Në Qershor të vitit 2015 këto para i kam investuar te Ministria e Financave. Unë jam betuar para se të merrja pjesë në shitjen e obligacioneve 7-vjeçare në Qershor të vitit 2016. Këto obligacione i kam shitur tek Banka Credins për arsye sepse më ofruan një shumë më të madhe se sa banka ku unë pata blerë këto obligacione. I gjithë problemi filloi se dyshonin për pastrim parash, gjë që nuk është e mundur për arsye se kur bëra aplikimin tek Banka Kombëtare për obligacione 7-vjeçare, unë aty kalova një fazë vetingu në qoftë se nuk ishte ipërshtatshëm për këtë gjë unë nuk duhet të kisha marrë pjesë në ankandin e obligacioneve 7-vjeçare në 2015. Prandaj më duket i tepërt dyshimi i Bankës Credins?.

Në Dhjetor të 2016 Avni Coga i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokim llogarie dhe i pranohet kërkesa. I hiqet masa e sigurimit sekuestro preventive mbi llogarinë bankare të Bankës Credins. Më datë 07.06.2016 Prokuroria e Elbasanit me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, i bllokoi llogarinë bankare qytetarit Avni Coga, me arsyen ?dyshim për pastrim parash?.

?Ndonëse Prokurorisë i kam vënë në zbatim të gjitha bursat, pagat mujore, pagat vjetore dhe rikonfirmimet nga institucioni ku kam punuar, këto dokumente Prokuroria nuk i pranon për arsye sepse duhet legalizuar pulla apostile që unë jam munduar ta zgjidh, por nuk e vlerësoj dot dhe apeloj në Gjykatën e Apelit Durrës. Gjykata e Apelit e refuzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan për zhbllokimin e këtyre llogarive. Pas vendimit të prerë legalizohen letrat që me kërkoheshin. Jam brenda normave për të bërë rekurs në Gjykatën e Shkallës së Lartë. Ju lutem emisionittuaj të më ndihmoj për zhbllokimin e këtyre llogarive sepse kjo është djersa ime për 15 vite, që kam punuar nëemigracion?.