Ora News – Ambasadori britanik: Shqipëria në moment kritik për zgjedhjet e lira

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, i konsideron zgjedhjet e 18 qershorit një moment kritik për Shqipërinë.
Duncan Norman: ?Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, megjithatë kur afrohen zgjedhjet është edhe një periudhë e mirë që të gjitha forcat të përqëndrohen tek zgjedhjet e lira dhe të drejta si dhe tek pjesëmarrja sa më e gjerë në to. Për t?u integruar në BE zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një temë shumë e rëndësishme. Ja pse ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe një çështje me rëndësi për të ardhmen e saj?.
Në një bashkëbisedim në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-britanike pas brexit në Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Ambasadori britanik theksoi se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një rajon i rëndësishëm për Britaninë e cila do të jetë mikëpritësja e samitit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2018, si pjesë e proçesit të Berlinit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ambasadori-britanik-shqiperia-ne-moment-kritik-per-zgjedhjet-e-lira/