Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërkohë që diskutohet për shtyrje të zgjedhjeve, Lulzim Basha përsëriti nga çadra kërkesën për zgjedhje të ira e të ndershme. Xhafaj tha se qeverisë Rama po i vjen fundi dhe se demokratët nuk do të lejojnë emërimin e Fatmir Xhafajt si Ministër të Brendshëm. Duke folur për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Basha tha se kryeminsitri Rama ka njollosur vendin si prodhues droge dhe se ka rrezikuar marrëdhënien e Shqipërisë me SHBA.
Edhe pse kryeministri Rama përjashtoi skenarin e shtyrjes së zgjedhjeve, lideri demokrat, Lulzim Basha e konsideroi këtë mundësi nëse kjo kohë do të duhet për të përgatitur zgjedhje të lira e të ndershme.
Basha u shpreh i sigurt se në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe se qeverisë Rama po i vjen fundi.
Basha: I përsërisim njëzëri mesazhin tonë se këtu do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se qeverisë Rama, qeverisë së krimit dhe korrupsionit, qeverisë së njollosur me xhelatët e diktaturës po i vjen fundi i sigurtë.
Partia Demokratike e kundërshton fort zgjedhjen e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe e cilësoi atë si një armik të votës së lirë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-do-te-kete-zgjedhje-te-lira-rames-i-ka-ardhur-fundi/