Ora News – Shkodër, Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen, e sigurtë që do mbahen në 18 qershor

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka shtyrje zgjedhjesh për kryeministrin Rama, i cili hodhi poshtë skenarët e përfolur deri tani për një datë të re për zgjedhjet e përgjithshme.
Rama iu kundërvu protestës së opozitës, duke thënë se janë të njëjtët njerëz që shkaktuan trazirat e vitit 1997.
Rama: Një gjë është e sigurtë, zgjedhjet do të bëhen me 18 qershor. Gjykoni me qetësi dhe në fund vendoseni nëse doni me ik nga shtëpia që sapo u bëtë pronarë me u fut në çadër dhe ju apo doni që sëbashku të vazhdojmë rrugën që kemi nisur.
Kryeministri Edi Rama shpërndau 1 mijë legalizime për qarkun e Shkodrës. Rama tha se për disa zona të këtij qarku nuk kanë ekzistuar as hartat e tyre, ndërsa puna e bërë është shumë e madhe, por ajo kërkon kohë për tu përfunduar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-zgjedhjet-nuk-shtyhen-e-sigurte-qe-do-mbahen-ne-18-qershor/