Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eurodeputeti, Eduard Kukan, në një intërvistë për ?European Business Review?, akuzon Partinë Demokratike për pengim të reformës në drejtësi. Zyrtari i lartë europian, i cili aderon në Partitë Popullore Europiane, pjesë e të cilave është dhe Partia Demokratike thekson se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Eurodeputeti, Eduard Kukan, ka akuzuar Partinë Demokratike për bllokimin e reformës në drejtësi, të cilën e konsideroi të një rëndësie kyçe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
?Koha është e një rëndësie thelbësore në këtë rast. I kam bërë vazhdimisht thirrje opozitës që të rinisë punën e saj në Parlament, në mënyrë që të ecet përpara me reformën e të bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet që po vijnë?.
Eurodeputeti, Kukan i cili është një ndër figurat kryesore në Partitë Popullore europiane, pjesë e se cilës është dhe vetë Partia Demokratike, në një intervistë për ?European Business Review?, thotë se veprimet e PD-së kërcënojnë ta devijojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.
?I mbështes plotësisht të gjitha përpjekjet që çojnë drejt implementimit të reformës në drejtësi. I kam bërë thirrje disa herë politikanëve në Shqipëri që të avanconin me krijimin e organeve të vetting-ut e të nisin zbatimin e reformës?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukan-akuza-pd-vonoi-reformen-ne-drejtesi-po-kercenon-integrimin/