Ora News – Siguria kombëtare, Pajtim Ribaj: Të bëhet pjesë e kurrikulave arsimore

2017-07-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Siguria Kombëtare duhet të jetë pjesë e kurrikulave arsimore universitare. Këtë ka në thelb bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Shoqatës George Marshall në Shqipëri. Akademikët dhe ekspertët thanë se ky sektor ka nevojë për ekspertë.
Në një bashkëbisedim me akademikë, studentë dhe atasheve ushtarakë të Ambasadës amerikane, shoqata ?George C. Marshall?, Shqipëri e vuri theksin në rëndësinë që ka aviacioni civil dhe siguria kombëtare në Shqipëri.
Arsyeja përse tema e sigurisë kombëtare zuri vend në rradhët e studentëve dhe akademikëve është qëllim për të për të ofruar studimet më të thelluara shkencore në fushën e sigurisë në përgatitjen e ekspertëtëve në këtë sektor.
Kule: Studiues të caktuar të fushave që kanë lidhje me problemet e sigurisë, ato ekonomike dhe më gjerë, të ketë si pjesë të studentëve që do të bëjnë studimet e Doktorature në Fakultetin tonë.
Dr. Pajtim Ribaj që është edhe kryetari i shoqatës ?George C. Marshall?, Shqipëri bëri një përmbledhje historike të sektorit të sigurisë kombëtare që nga anëtarësimet e para, e vuri theksin në nevojën që ka ky sektor të përfshihet në kurrikulat akademike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/siguria-kombetare-pajtim-ribaj-te-behet-pjese-e-kurrikulave-arsimore/

Free Traffic Exchange