Arrestohet në Itali anëtari i bandës së Niklës

2017-07-04 6

Arrestohet në Itali Oltion Caca, një nga personat e dyshuar si pjesëtarë të bandës së Niklës. Ai dyshohet se është pjesë një grupi të shpërthimeve me eksploziv në Fushë- Krujë, përgjegjës edhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish- policit të burgjeve Gentian Bejtja. Caca është arrestuar nga policia italiane sapo ka zbritur në aeroportin e Trevizos, pasi kishte udhëtuar nga Shkupi. Burimet e policisë thonë se dyshohet se ai kishte udhëtuar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe më pas në Maqedoni, ai ka hyrë nga Kosova. Prej aty ai ka udhëtuar në drejtim të Italisë, ku edhe është kapur nga policia italiane. Caca rezultonte të ishte në kërkim ndërkombëtar për llogari të Interpol Tiranës, i dyshuar si pjesë e grupit kriminal, në të cilin bënin pjesë Maklen Haka, Edison Pula, Klaudio Ismalaja, 22 vjeç dhe Arbër Rryci 38-vjeç e persona të tjerë. Një pjesë e grupit, u godit nga policia me 21 dhjetor të vitit të kaluar, kur ata u kapën me një sasi prej rreth 110 kg kanabis që dyshohet se transportohej nga Tepelena drejt Krujës. Po ashtu ata dyshtohet se janë autorë edhe të sulmit ndaj një mjeti që transportonte kanabis në zonën e Niklës gjatë vitit të kaluar. Një ditë pas arrestimit, një nga personazhet e rëndësishëm të grupit Edison Pula, arriti të arratisej nga ambientet e rajonit të policisë së Fushë- Krujës. Kërkimet për të ende vijojnë ndërsa dy efektivë u arrestuan si përgjegjës për largimin e Pulës nga ambientet e policisë.
Tv Klan

Free Traffic Exchange