Report TV - Raporti i DASH, LSI kritika Tahiri:Hiena të dala nga PS

2017-07-04 2

TIRANE-Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) ka përplasur fort PS dhe LSI.

Shifrat mbi kultivimin dhe luftën ndaj narkotikëve janë lexuar ndryshe nga aleatët e majtë.

Luan Rama
Fillimisht ka qenë kryetari i grupit të LSI, Luan Rama përmes një deklarate për mediat pas raportit të DASH për kanabisin në Shqipëri është shprehur se vendi ndodhet në situatë alarmante, ndërsa ka kërkuar që të ndërpritet spektakli me policë që korrin kanabis, por të nisë lufta kundër fenomenit.

Ndërsa u shpreh se ka munguar eficenca e veprimit shtetëror, Luan Rama u bëri thirrje institucioneve që të reagojnë menjëherë, jo me fraza, demagogji dhe akuza, por me veprim konkret për t'iu përgjigjur shqetësimit të DASH.

"Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon edhe një herë faktin e rëndë, që Shqipëria vazhdon të mbetet një burim i rëndësishëm për marijuanën dhe një rrugë e kokainës dhe heroinës për në vendet e Bashkimit Evropian kryesisht, apo me destinacion Evropën.Statusi i Tahirit
Pershendes Levizjen Socialiste per Integrim per shprehjen e shqetesimit publik per vazhdimin e luftes kunder kanabisit. LSI e ka shprehur edhe me pare kete shqetesim prioritar tonin dhe te Ministrise se Brendshme e te Policise se Shtetit ne vecanti.

Perfitoj nga rasti te falenderoj perfaqesuesin e nderuar te LSI, kryetarin e Komisionit te Sigurise Spartak Braho, i cili se bashku me te gjithe anetaret e atij komisioni ka bashkepunuar ngushtesisht me mua ne cdo hap.

Po ashtu zoti Braho, ka dhene nje kontribut te posacem ne grupin nderinstitucional te punes, per hartimin e planit te ketij viti per pershkallezimin e kesaj lufte pa kompromis.
E shoh te udhes te saktesoj leximin e raportit te Departamentit Amerikan te Shtetit, sipas nje zedhenesi te LSI ne nje konference per shtyp sot.

Free Traffic Exchange