Albcontrol: Rritja e Tarifës u bë për të shtruar investimet

2017-07-04 3

Albcontrol, Agjencia e Kontrollit te Trafikut ajror në Shqipëri, pranon rritjen e tarfiës për uljen dhe ngritjen e avionëve në pistën e Rinasit. Në një intervistë për Televizionin Klan, Belinda Balluku, drejtore e Albcontrol, sqaron se rritja ndodhi për herë të parë në 10 vite, dhe reflektoi çmimet e tjera të rritura të projekteve të navigimit në ajër.

Nga 158.7 euro, një avion duhet të paguajë 202 euro, ose 43 euro më shumë. Balluku, thotë se kjo tarifë nuk reflekton shumë te çmimi i biletave, e për të çmimet e kripura të Rinasit kanë një tjetër përgjegjës.

Kur kalon në aeroportin Nënë Tereza, pothuajse të gjithë udhëtarët i dëgjon të ankohen për çmimin e lartë të biletave, por atyre që u bën më shumë përshtypje janë të huajt.

Shqipëria së shpejti mbush një vit që ka hequr ekskluzivitetin për konçesionarin e Rinasit, por biletat vazhdojnë të jenë më të lartat në Europë. / Tv Klan

Free Traffic Exchange