http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bizneset anëtare të Dhomës Amerikanë të Tregtisë, kanë një perceptim më pozitiv për klimën ekonomike në vend për vitin që lamë pas, si dhe për pritshmëritë në vitin 2017. Ky indeks ka shënuar përmirësim, krahasuar me vitin 2015, por sërish mbeten dy shqetësime thelbësore. E para është barra e taksave, duke e konsideruar këtë tregues si shumë të lartë, krahasuar me vendet e rajonit. Shqetësimi tjetër është mungesa e konkurrencës si dhe monopolizimi i sektorëve. Sipas Crowford, investitorët e huaj shpesh herë hezitojnë të marrin pjesë në garat për koncesione. Në indeksin e Dhomës Amerikane, përmirësim kanë shënuar marrëdhëniet me institucionet fiskale, tatimet e doganat. Por sërish, burokracitë e zyrave të shtetit mbeten një problem i prehtë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik.