TIRANE-Në një kohë kur ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe ngritja e organeve të reja të këtij sistemi, një tjetër ligj i Reformës përfundon në Gjykatë Kushtetuese.
Pas padisë së 1/5 së deputetëve të opozitës Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim më dt.28 Mars padinë për shfuziqimin e 11 neneve të ligjit gjit nr.115/2016 ?Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë?.
Kushtetuesja do të shqyrtojë nëse ligji për organet e qeverisjes së drejtësisë përfshi Këshillin e Lartë Gjyqësorë (KLGJ) dhe atë të Prokurorisë janë apo jo në kundërshtim me kushtetutën. Padinë e ka depozituar Partia Demokratike ndërsa ndër nenet që kundërshtohen është dhe mënyra e përzgjedhjes dhe votimit për anëtarët e KLGJ e KLP.