Report TV - 2016, rritet numri i të punësuarve në tregti e shërbime, bie në hoteleri

2017-07-04 0

Në tremujorin e katërt 2016, numri i të punësuarve në sektorin privat është rritur 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të njëjtin trend ka shënuar edhe indeksi i fondit të pagave, i cili është rritur me 6,5 % krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat vijnë përmes raportit mbi statistikat afatshkurtra të sapopublikuar nga INSTAT.

Ka qenë sektori i tregtisë ai që ka shënuar edhe rritjen më të madhe të numrit të të punësuarve në fund të vitit të shkuar, me indeks 14,7%.