Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plani Vendor i Tiranës është realist dhe i orientuar drejt transportit urban që do të jetë e ardhmja e kryeqytetit. Kështu u shpreh kryebashkiaku Veliaj në një konferencë me temë , ?Të jesh qytet sot?, ku të pranishëm ishin edhe dy homologët italianë, kryetari i Bashkisë së Firences, dhe ai Veronës. Veliaj tha se plani vendor është në hapat e fundit drejt miratimit në KKT, po nënvizoi se padyshim pritet që edhe kjo procedurë të kalojë me debate.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë një konference me temë, ?Të jesh qytet sot?, është shprehur se Tirana ka nevojë për plane realiste dhe jo për populizëm. Për këtë arsye, tha ai, e ardhmja e kryeqytetit është transporti urban dhe jo metroja, e cila ka kosto shumë të lartë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/tirana-pa-metro-veliaj-kemi-nevoje-per-plane-realiste/