Report TV - Gjuhë diskriminuese në tekstet shkollore, Pampuri: Shqetësuese

2017-07-04 3

Zezak, femër, mashkull, verior, jugor, janë vetëm disa nga konceptet që gjenden nëpër tekstet shkollore.

Përdorimi i tyre sipas psikologes Orjola Pampuri nxit diskriminimin gjinor, seksual, ndasinë mes zonave, shtresave apo grupimeve të ndryshme shoqërore. Ato që ndikohen drejtpërdrejt sipas saj janë fëmijët, të cilët krahas prindërve dhe shoqërisë i referohen tekstit si burim vërtetësie.

?Ajo që nxisin këto tekste është nxitja e diskriminimit. Ato bëhen më stigmatizues, fillojnë të formësojnë grupet. Pra nuk janë drejt asaj shoqërie që ne kërkojmë, drejt shoqërisë së hapur, pranuese por vazhdojnë të krijojnë një shoqëri të mbyllur jo pranuese dhe kur ata të jenë adut apo edhe adoleshent?, tha për Report Tv Pampuri.

Free Traffic Exchange