Arena - Reforma në drejtësi, Vasili: S’ka kandidatë për KLGJ-në e KLP-në

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili thotë në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, se pas miratimit të reformës në drejtësi, për shkak të kushteve dhe puritanizmit ekstrem, shumë institucione të reja nuk kanë kandidatë.
Vasili: Është e vërtetë që flitet për lojëra politike. Ka një problem. Legjislacioni i miratuar krijoi edhe një problem të ri. Kushtet dhe puritanizmi ekstrem ka bërë që edhe kur procesi politik të mos jetë pengesë, ne nuk kemi kandidatë edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor edhe për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Procesi është i hapur dhe nuk ka numër kandidatësh. Ka pasur disa kërkesa për ta rihapur procesin, që edhe ky është shumë i ndërlikuar. Ne po përballemi me një problem të ri. Në këtë moment nuk ka rol politika, por kandidatët. Nga të gjitha trupat që konkurruan, në të gjitha kishim kandidat më pak se sa vendet në dispozicion.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-vasili-puritanizmi-ekstrem-krijoi-probleme-te-reja/