DURRES- Protesta për projektin 'Veliera' e lajmëruar për mbrëmë nga shoqëria civile ka filluar në orën 21:00 dhe ka përfunduar në mesnatë.
Ndërkohë që kjo protestë ishte planifikuar të vazhdonte deri në mëngjes, ajo është ndërprerë përgjysmë.
Shkak për ndërprerjen e protestës sipas organizatorit, Sazan Guri u bë një grup provokatorësh që iu bashkangjitën protestës.
Menjëherë pas largimit të gazetarëve ka filluar edhe konfrontimi verbal i protestuesve që kishin organizuar protestën dhe një pjese tjetër që kishin ardhur për t?i bashkuar asaj.