Report TV - Administrata përgjegjësi ligjore nëse të afërmit do mbjellin drogë

2017-07-04 1

Të gjithë punonjësit e policisë si dhe punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit duhet të deklarojnë se asnjë prej familjarëve apo rrethit familjar nuk do të kultivojnë bimë narkotike.

Kështu është shprehur Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Edmond Tarkaj gjatë Konferencës Rajonale në Dibër. Tarkaj ka prezantuar një plan masash për Parandalimin e Kultivimit të Bimëve Narkotike.