Në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri foli për eksperiencën e tij si Ministër i Brendshëm, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm të marrë sërish përgjegjësi të tilla në të ardhmen. Në një takim me strukurat e Partisë së Tiranës, Tahiri komentoi ndjesitë pas largimit nga kjo detyrë.
Teksa uroi Fatmir Xhafën për detyrën e re, Tahiri tha se projekti me Edi Ramën do të marrë besimin e shqiptarëve edhe për një mandat të dytë.
Tahiri tha se ata që janë mbledhur në një çadër mbrojnë jo vetëm njëri-tjetrin, por edhe gjyqtarët e prokurorët e korruptuar