Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka thumbuar PD-në sepse tani nuk po flet më për votimin elektronik, të cilin e kërkonte me ngulm.
Sipas tij, opozita u fut në çadër sepse i trembet vettingut. Në një postim në profilin tij në Facebook, Balla tregoi se edhe Franca e ka braktisur votimin elektronik. ?Shqupi hyri në çadër gjoja për të kërkuar votimin elektronik.
Por tashmë të gjithë e kanë kuptuar se çadra u ngrit kundër vettingut dhe votimi elektronik tashmë nuk përmendet prej tyre.