Ora News – Vasili: Mekanizmat që bëjnë imun drejtësinë nga korrupsioni

2017-07-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili thotë në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News se janë krijuar disa mekanizma që bëjnë të mundur që sistemi i drejtësisë të mos korruptohet.
Pjesë nga diskutimet:
Hila: Kush na garanton ne që gjyqtarët dhe prokurorët e rinj nuk do të korruptohen?
Vasili: I gjithë sistemit është ndërtuar mbi mekanizma kontrolli shumë të fortë. Ne kemi dy instrumente të rinj, qoftë Prokuroria Speciale qoftë Byroja e Hetimit, janë besoj instrumente atipikë për praktikën evropiane. Byroja e Hetimit ngjan shumë me modelin amerikan. Prokuroria Speciale është e tillë dhe në tehun e punës së tyre nuk do jenë siç mendohet, thjesht dhe vetëm politika, do të jenë të gjithë ata që punojnë në shtet, sepse ideja është krijuar që Byroja e Hetimit dhe SPAKU do të ruajnë shtetin nga korrupsioni i politikanëve. Janë për të gjithë ata që kanë detyra të larta si prokurorët, gjyqtarët. Kanë instrumente të vigjilimit shumë të forta dhe një autonomi, pavarësi thuajse të plotë.
Hila: Deri tani sistemi ka funksionuar me KLD-në. Me ligjin e ri bëhen dy korpuse, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Duke qenë se trupa e prokurorëve dhe gjykatësve kanë nga 400 secila. Mos kemi atë dyshimin që këto trupa bëhen trupa masonësh dhe ndihmojnë njëri-tjetrin..duke i shpëtuar gjykimit të njëri-tjetrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-mekanizmat-qe-bejne-imun-drejtesine-nga-korrupsioni/

Free Traffic Exchange