Ora News – Vasili: Bordi i ONM-të nuk është në Kushtetutë

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News thotë se marrëdhënia e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është e përcaktuar në Kushtetutë sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Ai thotë se
Vasali: ONM-ja është në Kushtetutë. Dhe Kushtetuta e përcakton qartë që raportet me të do të ndërtohen sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. ONM-ja në mënyrë jo të drejtë përdor si arsyetim një përkthim anglisht, gjë që nuk shkon, i cili thotë; marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi.
Tërheqja e vëmendjes ka qenë; Ne kemi një Kushtetutë që ne duhet ta respektojmë. Këtu nuk ka vend për qëndrime politike, komente gjithfarësh, edhe banale në momente të caktuara.
Kam dëgjuar lloj-lloj banalitetesh dhe shumë prej tyre nuk i kam keqkuptuar sepse padija është një mësues i keq në shumë raste përveç ligësisë. Ka qenë tepër e thjeshtë; kjo Kushtetutë e ka këtë detyrim. Nuk e duam? Ta heqim. Kur e kemi ta respektojmë. Çfarë zgjidh marrëveshja ndërkombëtare? Zgjidh shumë thjesht: si e ke rolin? Në ç?mënyrë do operosh? Si do t?i marrësh informacionet? Si do t?i përdorësh dhe kujt do t?ia japësh?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-bordi-i-onm-te-nuk-eshte-ne-kushtetute/

Free Traffic Exchange