Stop - “Rilindja” e dëshiruar e mjekësisë, raporte pune pa vizite mjekësore! (16 mars 2017)

2017-07-04 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronika e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-140-sezoni-2/

Nga dhoma e mjekut Adrian Mallkja del një qen.Në dispancerinë e mushkërive mund të marrësh një raport mjekësor pune, që tregon, se je në rregull nga mushkëritë, pa iu nënshtruar kurrë vizitës. E njëjta gjë ndodh në Qytetin Studenti. Edhe pse, duhet të të vizitojnë për sëmundje ngjitëse, para se të hysh në konvikt, kjo nuk ndodh në asnjë rast. Mjekët thjesht plotësojnë formularët kundrejt pagesës prej 2 000 lekësh të vjetra, pavarësisht se gjendja jote shëndetësore mund të kthehet në rrezik për epidemi dhe shëndetin e shumë personave të tjerë. Gjithcka në emër të ?rilindjes? së shëndetësisë...?!

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni ?STOP? solli këtë të enjte për të gjithë teleshikuesit e Televizionit Klan mënyrën sesi mund të marrësh një raport mjekësor pa u vizituar fare. Kjo ndodh në Dispancerinë e Mushkërive ku mund të marrësh një raport mjekësor pune, që tregon, se je në rregull nga mushkëritë, pa iu nënshtruar kurrë vizitës. Nëpërmjet kamerës së fshehtë emisioni ?STOP? nxjerr në pah të gjithë procedurën e marrjes së raportit mjekësor.

Qytetarja ? Përshëndetje! Si jeni?
Qytetarja ? Kam ardhur të bëj një skopi të mushkërive.
Recepsionistja ? Ke rekomandimin, kartën e shëndetit?
Qytetarja ? Po! E kam kartën e shëndetit.
Recepsionistja ? Rekomandimin e mjekut?
Qytetarja ? Jo, më duhet për punë.
Recepsionistja ? Po duhet rekomandimi i mjekut, se është me faturë, kur s?ka rekomandimin.
Qytetarja ? Është më faturë?
Recepsionistja ? Pa rekomandim është 5 000 lekë (të vjetra).
Qytetarja ? Pa rekomandim është 5 000 lekë.

Qytetarja ? Përshëndetje! Unë sa kam filluar punë, edhe më kërkojnë këtë skopinë e mushkërive. Po nuk e di, si funksionon edhe prandaj erdha të pyes njëherë.
Mjekja ? Tek mjeku i familjes, do marrësh rekomandim, për të gjitha analizat, çfarë të duhet.
Qytetarja ? I kam bërë këto të tjerat unë, por erdha të pyes njëherë për këtë skopinë, po s?dua ta bëj të fus rreze.
Mjekja ? S?do ta bësh. Do shkosh të presësh një faturë 5 000 lekë atje (tek recepsioni), se s?ke as rekomandim tek mjeku i familjes.
Qytetarja ? Jo, nuk kam.
Mjekja ? Një faturë 5 000 lekë tek informacioni, pastaj do vish.
Qytetarja ? Dhe të vij ta bëj këtu? Ok? Pa futur kështu rreze, se ato i kam tmerr. Ok! Mirë faleminderit! Ja po vij, sa të pres faturën.

Qytetarja ? Më fal, ku ta pres këtë faturën? Këtu?
Recepsionistja ? A shkove tek doktori ti?
Qytetarja ? Po! Më tha, prit faturë. 5 000 lekë (të vjetra).
Recepsionistja ? 5 000 lekë.
Qytetarja ? Se s?kam as rekomandim, asnjë gjë.
Recepsionistja ? Emrin?
Qytetarja ? xxx
Recepsionistja ? E kishe për punë ti?
Qytetarja ? Po!
Recepsionistja ? A i pranon të vogla (lekët e kusurit)?
Qytetarja ? S?ka gjë, lekë të jenë. Faleminderit!

Qytetarja ? Unë e bëra atë pagesën. Duhet gjë tjetër?
Mjekja? Jo! ...