Report TV - Pas shkarkimit, Tahiri miting në Tiranë: Rama kampioni jonë!

2017-07-04 3

"Kemi skuadrën më të mirë me Ramën kampion. Kush nuk e di ta marrë vesh, Rama do jetë Kryeministër edhe në katër vitet e ardhshme".

Me këto fjalë e nisi fjalimin e tij kryetari i degës së PS për Tiranën, Saimir Tahiri, gjatë një takimi me strukturat socialiste të degës së Tiranës.

Ky ishte mitingu i parë i Tahirit në Tiranë, pas shkarkimit nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Tahiri shoqërohej nga kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe deputeti socialist, Pandeli Majko.

I pritur me entuziazëm me përfaqësuesit socialistë, Tahiri u dedikoi një moment ndjese të gjithë atyre, që siç tha ai, nuk ka mundur dot të bëjë më shumë në detyrën si Ministër i Brendshëm.

"Nuk gjej dot fjalë për t'ju falenderuar. Ndjesë për gjithçka që nuk kam mundur dot të bëj më shumë", tha Tahiri.