http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori Donald Lu e konsideron 2017-etn vitin vendimtar per Shqipërinë. Sipas diplomatit amerikan, ky vit shënon zbatimin e reformës në drejtësi dhe garantimin e demokracisë e stabilitetit qe çon vendin drejt Bashkimit Evropian. Donald Lu u shpreh optimist se krijimi i Byrosë së Hetimit do të bëjë të mundur goditjen e korrupsionit në nivele të larta. Por ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, nuk ka përmendur emra konkrete. Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ambasadori theksoi se zbatimi i reformës në drejtësi, do të favorizojë dhe klimën e biznesit në vend.