Nishani: Shqipëria nuk përfshihet në punët e asnjë shteti - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t?i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Deklarata u bë nga Presidenti Bujar Nishani në takim me homologun e tij maqedonas, Gjeorge Ivanov, ku shprehu qëndrimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira, miqësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë fqinjën e drejtpërdrejtë, Maqedoninë. Në takimin e zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Global të Baku-së, Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinjeGjithashtu, Nishani zhvilloi një takim edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Duke vlerësuar rolin personal të Presidentit Aliyev në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, Nishani nënvizoi se falë vullnetit të përbashkët dhe mundësive reale që ekzistojnë, marrëdhëniet mes dy vendeve mund të pasurohen më shumë me shkëmbime vizitash në nivel të lartë.Me një theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik, Presidenti Nishani u shpreh se: ?Projekti i gazsjellësit TAP po zbatohet me shumë sukses në pjesën e territorit shqiptar dhe do të hapë perspektiva të tjera bashkëpunimi mes dy vendeve, me mundësi shtrirjeje më pas edhe në vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor.?Kreu i Shtetit e siguroi Presidentin Aliyev se kompanitë azere janë shumë të mirëpritura për të eksploruar tregun shqiptar dhe mundësitë e bashkëpunimit apo të investimit në Shqipëri. Gjithashtu, të dy Presidentët shprehën interesin dhe gatishmërinë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe kontaktet e drejtëpërdrejta mes kompanive të biznesit mes dy vendeve.Gjatë pjesëmarrjes në Forum, Presidenti Nishani takoi Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili si dhe shkëmbeu biseda të shkurtra dhe me një numër homologësh apo pjesëmarrësisht me reputacion ndërkombëtar në këtë aktivitet.

Free Traffic Exchange