Report TV - Shtesat në pallate,Gjermeni: Asnjë nuk do mbetet pa hipotekë

2017-07-04 0

TIRANE-Pallatet me probleme, aty ku pronarët e firmave të ndërtimit i kanë braktisur godinat duke mos iu përgjigjur detyrimit ndaj qytetarëve, ku edhe një kat pa leje ka penalizuar dhjetra familje në marrjen e lejes së shfrytëzimit të apartamenteve do të zgjidhet.

Kështu garanton ministria e Zhvillimit Urban dhe ALUIZNI bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Disa javë pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për legalizimin e shtesave në kate në pallate, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI, Artan Lame zhvilluan një takim konsultues me banorë të njësisë numër 7 në Tiranë.