Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë qytetar nuk do të përjashtohet nga proçesi i legalizimit të shtesave të pallateve të ndërtuara pa leje. Kështu tha Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, në takimin konsultativ me banorët e njësisë 7 në kryeqytet, duke iu kërkuar atyre bashkëpunim. Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, nga ana tjetër u bëri thirrje të mos pranojnë asnjë shërbim sekseri sepse çdo proçedurë është falas.
Zbatimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për legalizimin e shtesave në katet e pallateve kërkon bashkëpunimin e ngushtë të banorëve.
Kështu tha në takimin konsultues, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, duke i garantuar këta banorë se ata do të kenë në dorë lejet e legalizimit të banesës së tyre.
Gjermeni: ?Në këto tre vite u fokusuam në përmbylljen e procesit të legalizimeve në zonat masive informale, duke bërë të mundur legalizimin e mbi 96,425 objekteve. Sa i takon legalizimit të shtesave në pallatet ku ju jetoni ndihma dhe bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm në identifikimin e problemeve dhe hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që më pas do të ndiqet tërësisht FALAS nga ALUIZNI. Më lejoni t?ju siguroj që në mënyrë të padiskutuar, ju dhe të gjitha familjet në të gjithë vendin që kanë derdhur djersën e tyre për blerjen e një shtëpie në pallate që preken nga VKM që miratuam në muajin Janar do të marrin lejen e legalizimit?.
Mos pranoni shërbime sekserësh për tu bërë pjesë e proçesit, ishte këshilla e ardhur nga Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/legalizimi-i-shtesave-ne-pallate-gjermeni-sdo-te-perjashtohet-asnje-familje/