Ora News – INSTAT: Rritet konsumi në tremujorin e katërt 2016

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në fundin e vitit 2016 ka pasur një rritje të shitjeve me pakicë të artikujve industrialë si elektroshtëpiake dhe hidrokarburet.
Sipas të dhënave që vijnë nga Instituti i Statistikave indeksi i shitjeve në tregtinë me pakicë e tremujorit të katërt 2016 është rritur me 8. 6 % krahasuar me 2015, ndërsa krahasuar me tremujorin paraardhës rritja ka qenë 3.6 %.
Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë, për produktet jo-ushqimore është rritur në nivelin 7,8 %, volumi i shitjeve për tregtinë e hidrokarbureve është rritur 10.6 % krahasuar me 2015, por është ulur me 8% në raport me tremujorin paraardhës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/instat-rritet-konsumi-ne-tremujorin-e-katert-2016/